LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 12:12

Aksidenti i rëndë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, biçiklisti përplaset për v dekje nga “Benz”-i

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnjë-Tiranë, pak para urës mbi Shkumbin.

Një mjet tip “Benz”, me targa AB797FZ ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka qenë fatale dhe biçiklisti ka humbur jetën në vendngjarje dhe ende mbetet i paidentifikuar.

Policia e qarkullimit rrugor ka bllokuar kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer dokumentimin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke udhëtuar në mes të rrugës dhe drejtuesi i “Benz”-it, edhe pse është munduar ta devijojë mjetin, nuk ka shmangur dot përplasjen fatale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE