LAJME / E Shtunë 28 Tetor 2023, 15:03

Aksident tragjik në Egjipt/ 32 persona humbin jetën, dhjetëra të tjerë të plagosur

EGJIPT- Një aksident masiv automobilistik në autostradën Kajro-Shkretëtira e Aleksandrisë ka shkaktuar vdekjen e 32 personave dhe la 60 të tjerë të plagosur.

Moti i keq dhe përhapja e mjegullës në mëngjes shkaktuan aksidentin e tmerrshëm në zonën Nubariya, pasi makinat u grumbulluan dhe në vendngjarje shpërtheu zjarri, shkruajnë mediat e huaja.

Rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë duket se ka shkaktuar përplasjen me disa automjete që më pas kanë marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Behra të Egjiptit, ku të paktën shtatë automjete duke përfshirë autobusë dhe automjete të vogla janë përmbysur dhe zjarri është ende aktiv.