LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 02:02

Aksident tragjik në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 32-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Sipas informacioneve të deritanishme, shoferi i mjetit, 32-vjeçari i identifikuar si Amarildo Islamaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra edhe pse është dërguar menjëherë në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe po punojnë për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës një tjetër automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugëve. Mësohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë përgjumja e shoferit gjatë kohës që po drejtonte mjetin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE