LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 08:08

Dramë në Gjermani – Publikohen rezultatet për partitë politike

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka zgjeruar ndjeshëm epërsinë ndaj bllokut konservator CDU/CSU, në një sondazh të ri mbarëkombëtar të realizuar nga instituti INSA, raporton Gazeta Minuti.

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet federale në Gjermani do të mbaheshin tani, AfD do të merrte 29 për qind të votave, duke u renditur e para.

Në anën tjetër, CDU/CSU, blloku konservator i kancelarit Friedrich Merz, do të siguronte vetëm 20 për qind, duke mbetur nëntë pikë përqindjeje pas AfD-së.

Sondazhi tregon një ndryshim të madh krahasuar me zgjedhjet e fundit federale të 23 shkurtit 2025. AfD ka shënuar një rritje prej 8.2 pikë përqindjeje, ndërsa CDU/CSU ka pësuar rënie prej 8.5 pikë përqindjeje.

Në vendin e tretë renditen Të Gjelbrit (Grüne) me 14 për qind, ndërsa SPD do të merrte 13 për qind.

Die Linke është në nivelin e 10 për qindëshit, ndërsa FDP do të merrte 4 për qind. BSW parashikohet me 3 për qind, ndërsa partitë e tjera së bashku me 7 për qind.

Sondazhi është realizuar nga INSA për BILD am Sonntag, në periudhën 7–11 shtator 2026, me pjesëmarrjen e 1,203 respondentëve.

Rezultatet tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike gjermane, me AfD-në që tashmë del dukshëm përpara bllokut konservator të kancelarit Friedrich Merz.

AfD – 29% (+8.2)
CDU/CSU – 20% (-8.5)
Grüne – 14% (+2.4)
SPD – 13% (-3.4)
Die Linke – 10% (+1.2)
FDP – 4% (-0.3)
BSW – 3% (-1.9)
Të tjera – 7%