
Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 39-vjeçari Barjam Kaçani, i cili udhëtonte me mjetin tip Opel.
Ndërkohë, pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia rrugore ka dokumentuar ngjarjen, ndërsa një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.
39-vjeçari që humbi jetën ishte baba i tre fëmijëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
