Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 17-vjeçar i cili lëvizte me monopatinë, ka përplasur një 49-vjeçar.
Të dy kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi me monopatinën me të cilën lëvizte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Xh., 49 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE