LAJME / E Martë 2 Janar 2024, 20:08

Aksident në Lushnje, plagosen dy persona

Dy automjete janë përplasur në në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa si pasojë e aksidentit dy persona ndodhen të plagosur në spital.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër të Lushnjes. Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kashtë Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat i ka prerë rrugën në kryqëzim.

Nga përplasja të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve janë dy shtetas banues në zonë. Drejtuesi dhe bashkëudhëtarët në fuoristradë pa probleme. Bëhet e ditur se dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit./tvklan.al