LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 16:04

Aksident me vdekje në vend, makina përplas kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor “Qukës-Përrenjas”.

Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE