LAJME / E Hënë 1 Janar 2024, 22:10

Aksident i rëndë në vend/ Pasagjeri përfundon në spital, dyshohet se...

Aksident në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orën 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”.


“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti

ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.