LAJME / E Enjte 7 Mars 2024, 13:01

Aksident i rëndë në vend/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, zbardhen detajet e para

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Mjedë.

Mësohet se një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë që ndodheshin në automjet.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.