
Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në Gjermaninë qendrore.
Sipas policisë gjermane, një karvan ka përplasur disa automjete që ishin ndalur në një kolonë trafiku. Gjendja e të plagosurve nuk paraqitet e rëndë, ndërsa ata kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje.
Dyshohet se drejtuesi i karvanit, në të cilin udhëtonin edhe dy fëmijë, nuk ka vënë re bllokimin e trafikut përpara dhe është përplasur me automjetet e ndalura.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar rëndë nëntë automjete, mes tyre edhe dy minibusë që transportonin 11 fëmijë me nevoja të veçanta dhe tetë kujdestarë.
Policia ka vlerësuar dëmet materiale në rreth 350 mijë euro.
Bllokimi i trafikut në autostradë ishte shkaktuar më herët nga një tjetër aksident në korsinë e kundërt, ku një rimorkio për kuaj ishte përmbysur dhe kishte sjellë ndërprerjen e qarkullimit në atë segment të rrugës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
