LAJME / E Premte 4 Korrik 2025, 16:04

Aksident i rëndë në aksin Shkodër–Lezhë, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dyshohet se një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE