LAJME / E Diel 29 Qershor 2025, 23:11

Aksident i rëndë/ Motomjeti përplaset me një makinë, drejtuesi dërgohet rëndë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku” në qytetin e Durrësit, ku një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit, një i ri, ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i “Audi”-t i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes duke pritur policinë.

Autoambulanca, e sinjalizuar nga qytetarët, ka transportuar të plagosurin drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE