LAJME / E Enjte 30 Nëntor 2023, 01:01

Aksident i rëndë/ Merr flakë makina me 4 persona brenda në aksin Berat-Dimal

Aksident i rendë në aksin nacional Berat-Dimal, afër fshatit Moravë.

Mjeti Mercedes doli nga rruga, dhe për pasojë përfundoi në kanal, ku më pas ka marrë flakë.

4 shtetasit që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar ne spital.

Në vendngjarje forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.