LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 17:05

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik-ndarësen, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE