
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi ndaj deputetit Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur ku ky i fundit akuzohet për marrjen e një dokumenti të klasifikuar.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë e ka cilësuar Shehajn me terma të ashpër, duke e krahasuar me “ballistët” dhe duke përdorur tone ironike për mënyrën se a u largua nga vendngjarja.
Rama shpreh gjithashtu skepticizëm se institucionet e drejtësisë do të veprojnë sipas ligjit për këtë rast, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe një incident të ndodhur gjatë rendjes në panik, duke i shprehur keqardhje një vajze të pafajshme dhe duke falënderuar Zotin që ajo shpëtoi pa dëme serioze.
Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
