LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 16:04

24-vjeçari nga Shkupi tërheq me makinë nënën e tij për rreth 20 metra, arrestohet nga policia

Një 24-vjeçar nga një fshat i Shkupit në Komunën e Petrovecit është arrestuar nën dyshimin se ka tërhequr me automjet nënën e tij 42-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.


Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 18:50.

I dyshuari, duke drejtuar një automjet të tipit “Fiat” me targa të Shkupit, e ka kapur nënën e tij përmes dritares së hapur të makinës dhe e ka tërhequr për rreth 20 metra, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i është ofruar ndihma mjekësore.


Zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.D. (24) rreth orës 20:30. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./pacenzure.com, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE