
Arrin në 18 numri i viktimave të sulmit të ashpër hakmarrës rus në Ukrianë, pas shkatërrimit të një luftanieje ruse nga raketat ukrainase pranë brigjeve të Krimesë më herët gjatë kësaj jave.
132 të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa që goditën qytetet e mëdhenj të Ukrainës. Shumica e viktimave u shënuan në Dnipro, ku raketat ranë edhe mbi një maternitet. Sulmet e shumëfishta dhe të njëkohëshme goditën edhe kryeqytetin Kiev, Harkivin, Odesën e deri Lvivin.
Goditjet ishin aq të rënda sa zyrtarët e sigurisë në Kiev thanë se kurrë më parë në gati 2 vite luftë nuk kishin parë të goditeshin kaq shumë vende njëherësh.
Banorët në Lviv thanë se shpërthimet e shkaktuara nga raketat ishin më të fuqishmet që kishin dëgjuar ndonjëherë.
Sulmi rus vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë miratoi paketën e fundit të ndihmës ushtarake prej 250 milionë Dollarësh për Ukrainën, pa miratimin e Kongresit, që e mban të bllokuar me këmbënguljen e republikanëve.
