LAJME / E Martë 24 Qershor 2025, 15:03

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër zjarri, ku po ndërhyhet nga toka nga strukturat e Bashkisë Himarë.

Përgjegjësi i emergjencave civile pranë Prefekturës së Vlorës, Robert Skendaj, ka konfirmuar se ndërhyrja ka vijuar prej ditësh si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga katër bashki: Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Finiq, ndërsa ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe forcat e armatosura me rreth 40 efektivë, të cilët kanë vepruar si nga terreni ashtu edhe me helikopterë.

“Prej ditësh situata ka qenë problematike për shkak të përmasave të zjarrit. Aktualisht kemi vetëm një vatër aktive që nuk rrezikon banesat, ndërsa ndërhyrja po vijon për izolimin e plotë,” – është shprehur Skendaj.

Ai ka shtuar se në ditët e para rreziku ka qenë i lartë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, çka ka detyruar përfshirjen në terren edhe të forcave të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Po ashtu, është paralajmëruar se do të nisë një hetim për të zbardhur nëse zjarri është i qëllimshëm.

Zjarri në Pilur ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe natyrore, ndërsa pas normalizimit të plotë të situatës, do të kryhet një verifikim i detajuar i dëmeve të shkaktuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE