LAJME / E Diel 12 Maj 2024, 21:09

Tërmet i fuqishëm godet Meksikën, banorët u njoftuan 30 sekonda para se të ndodhte

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihtet goditi Meksikën sot, sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ).

Tërmeti ndodhi pranë bregut të Chiapas në kufirin me Guatemalën dhe kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Epiqendra ishte pak larg bregut të Paqësorit, 10 milje (16 kilometra) në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate, ku lumi derdhet në det.

Tërmeti i regjistruar mëngjesin e kësaj të diele ora lokale, pranë bregut të Chiapas shkaktoi disa rrëshkitje dheu në rrugën Cito Zarco që të çon nga Retalhuleu në Quetzaltenango, raporton një rrjet televiziv lokal.

Rrëshqitjet e dheut u regjistruan ndërmjet kilometrave 208 dhe 215, duke e komplikuar trafikun në zonë, siç tregojnë videot dhe imazhet në rrjetet sociale.

Nuk raportohet për viktima, por thuhet se disa persona të plagosur janë dërguar në spitale.

Tërmeti i hershëm i mëngjesit i bëri njerëzit të përfshihen nga ankthi.

Në qytetin malor dhe piktoresk të San Cristobal, lëkundjet ishin të forta.

"Këtu u ngritëm sepse kemi shërbimin e alarmit sizmik," tha banori Joaquin Morales. “Alarmi më zgjoi sepse erdhi 30 sekonda përpara (tërmetit).”

Në Tuxtla Chico, një qytet afër Tapachula, María Guzmán, një mësues tha: “Ishte e tmerrshme, ndihej lëkundje e fortë. Ishte një frikë e vërtetë.” /noa.al