LAJME / E Martë 29 Tetor 2024, 14:02

Vdekje e dhimbshme në mes të natës e një vajze në Tiranë

Një ngjarje e dhimbshme ndodhi sot që pa gdhirë në Tiranë, pasi një e re vendosi ti japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Vajza 31 vjeçate J.A., banore e kryeqytetit, humbi jetën pasi ra nga lartësia e pallatit ku jetonte, për arsye të paqarta.

Policia tha zyrtarisht se sot, rreth orës 03:15, në rrugën "Xhavit Shyqyri Demneri" dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al