E papritur/ Këngëtarja e famshme kapet duke kërcyer me balerinin italian, veshja me dantella merr gjithë vëmendjen

Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë festës së organizuar
pas premierës së filmit koncertor “The JLo Show: Live in Las Vegas”.
Artistja 57-vjeçare ka zgjedhur një fustan të zi prej dantelle me dekolte të hapur,
duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve teksa kaloi nga pamja e tapetit të kuq
në një veshje më provokuese për festën e mbrëmjes.

Përtej paraqitjes, ajo që ra në sy gjatë organizimit ishte atmosfera mes saj dhe balerinit italian Giuseppe Giofrè, me të cilin u fotografua duke kërcyer dhe pozuar. Giofrè është pjesë e trupës së vallëzimit të Lopez që nga viti 2019, kur u bashkua me të në turneun “It’s My Party”, si dhe ka performuar gjatë rezidencës së saj në Las Vegas.
Përveç ngjarjeve të premierës, Lopez ka folur së fundmi edhe për përvojat e saj me martesat gjatë një bisede në emisionin e Drew Barrymore. Gjatë intervistës, këngëtarja kujtoi një episod me fansat ku kishte ngritur katër gishta për të simbolizuar katër martesat e saj, ndërsa u shpreh: “Ja puna, nuk ka rregulla në këtë jetë, të gjithë bëjmë më të mirën që mundemi”.
Kujtojmë se Jennifer Lopez u shfaq pak kohë më parë me një veshje transparente gjatë një daljeje publike në New York, ku po ashtu u komentua gjerësisht për deklaratat e saj rreth jetës personale.



