Pas vjedhjes së makinës, Gimbo përballet me një tjetër situatë të papritur

Vetëm pak ditë pasi partnerja e tij zbuloi se iu vodh makina,
Gimbo është përballur me një tjetër ngjarje të pakëndshme.
Këtë herë bëhet fjalë për humbjen e një tjetër sendi personal gjatë orëve të mbrëmjes.
Lajmi është bërë i ditur nga Selin Bollati përmes një postimi në rrjetin social Instagram,
ku ajo ka treguar se dikush ka marrë aksidentalisht telefonin e partnerit të saj.
“Vazhdojmë me serialin… Dikush mbrëmë aksidentalisht ka marrë dhe telefonin e Gimbos me vete”, ka shkruar ajo për të njoftuar ndjekësit.
Përmes këtij mesazhi, ajo i është drejtuar edhe personit që mund ta ketë marrë pajisjen, duke shtuar: “Please, nëse po më lexon dhe të ka dalë pija e mbrëmshme, na e kthe”.
Sipas të dhënave të publikuara prej saj, bëhet fjalë për një telefon të llojit iPhone 17 Pro Max me ngjyrë blu. Për të lehtësuar identifikimin e tij, Selini ka shpërndarë edhe fotografinë që ndodhet në sfondin e ekranit.



