E papritur pas ndarjes nga Arnoldi: Katerina shfaqet krah një mashkulli misterioz!
Nga Class•
20 November 2026

Marrëdhënia mes ish-konkurrentëve të emisionit “Për’puthen”, Katerinës dhe Arnoldit,
vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve të fundit.
Ndonëse pak javë më parë çifti kishte lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi,
distancimi mes tyre tashmë duket edhe më i madh.
Tensionet mes tyre u shtuan pasi Arnoldi nuk udhëtoi drejt Greqisë për të takuar vajzën, të cilën nuk e ka parë që nga lindja. Kjo situatë ka bërë që përplasjet mes ish-çiftit të vazhdojnë të mbeten të pranishme.
Nga ana tjetër, Katerina duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale. Ajo është në një njohje të re dhe para pak ditësh ka publikuar një video krah një mashkulli, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.



