E papritur para spektaklit të BBVK 5/ Bashkëshortja e banorit shuan kureshtjen për hyrjen e saj

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale janë ngritur aludime të shumta lidhur me një prani
të mundshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Valdrinës,
bashkëshortes së banorit Valdet, çka nxiti ndjekësit të mendonin
se ajo mund të ishte pjesë e një surprize gjatë spektaklit të mbrëmjes.
Për t’u dhënë fund aludimeve, Valdrina ka bërë një reagim publik në llogarinë e saj në Instagram, ku sqaroi se nuk ndodhet në Kosovë dhe se nuk do të jetë pjesë e programit. Ajo ka shkruar: “Fatkeqësisht, s’jam sot në Kosovë me surprizu Valin. Krejt po mendojnë, ama jo”.
Përveç sqarimit lidhur me praninë e saj, ajo ka lënë të kuptohet se nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare nga produksioni i programit. Me anë të një note humori, Valdrina ka shtuar: “S’më kanë thirrur, tybe, e s’ua ndien atyre për Valin si neve”, duke hedhur poshtë pritshmëritë e ndjekësve për një takim mes çiftit gjatë kësaj mbrëmjeje.



