E papritur! Futbollisti i njohur bëhet baba me dy gra të ndryshme brenda pak muajve

Nga Class• 20 November 2026

E papritur! Futbollisti i njohur bëhet baba me dy gra të ndryshme

Portieri 27-vjeçar i skuadrës braziliane Corinthians, Hugo Souza,

ndodhet në një situatë të pazakontë në jetën e tij personale.

Ai pritet të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme,

me lindjet që pritet të ndodhin me vetëm pak muaj distancë nga njëra-tjetra.

E papritur! Futbollisti i njohur bëhet baba me dy gra të ndryshme

Partnerja e tij aktuale, influencuesja Rai Araújo, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa ish-e fejuara e futbollistit, Rauany Barcellos, është në muajin e tetë. Edhe pse Souza dhe Barcellos i dhanë fund fejesës në prill, lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik në korrik. Pavarësisht ndarjes, ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe futbollisti ishte i pranishëm edhe në festën private të zbulimit të gjinisë për vajzën e tyre, e cila pritet të quhet Pétala.

Nga ana tjetër, Rai Araújo e konfirmoi shtatzëninë e saj gjatë një interviste për median braziliane Quem, duke sqaruar se nuk synonte ta bënte lajmin publik. Ajo u shpreh: “Informacioni është i vërtetë, por, siç ia bëra të qartë edhe Daily do Garotinho, nuk kisha ndërmend që të bëhej publik”. Araújo tregoi gjithashtu në rrjetet sociale se fillimi i shtatzënisë kishte qenë i papritur dhe shoqëruar me lot e frikë, por konfirmoi se Souza po përmbush të gjitha përgjegjësitë e tij si baba. Nga ana e tij, futbollisti nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik për shtatzëninë e Araújo-s.