“E konsideroj veten më të mirin LIVE...”/ Fero bën deklaratën e papritur për muzikën shqiptare

Reperi Fero ka bërë një deklaratë përmes një postimi në Instagram,
ku ka trajtuar kalimin e artistëve shqiptarë nga përformancat në klubet e natës
drejt koncerteve të mëdha dhe festivaleve me bileta.
Sipas tij, ky zhvillim është një hap që skena vendase duhej ta kishte ndërmarrë prej kohësh.
Gjatë analizës së tij, artisti vlerësoi se sprova kryesore e çdo këngëtari mbetet dalja e drejtpërdrejtë para publikut. “Hitet të bëjnë të famshëm, por performanca të bën legjendë”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Duke folur për aktivitetin e tij artistik, reperi u ndal te energjia në skenë dhe komunikimi me pjesëmarrësit gjatë koncerteve. Mbi këtë element, ai e vlerësoi pozicionin e tij në industri duke u shprehur: “E konsideroj veten performuesin më të mirë LIVE në historinë e muzikës shqiptare”.
Në mbyllje të reagimit të tij, ai e përshkroi këtë bindje si besim te aftësitë e veta dhe paralajmëroi zhvillimet e ardhshme në karrierë. “Epoka e skenave të mëdha sapo ka filluar. Dhe unë jam krijuar pikërisht për to.”



