Pas gati tri dekadash bashkë, ndahet nga bashkëshorti këngëtarja e njohur shqiptare

Nga Class• 20 November 2026

Pas gati tri dekadash bashkë, ndahet nga bashkëshorti

Një postim në rrjetet sociale ka zbuluar një zhvillim të ri në jetën private të këngëtares Miranda Hashani.

 Bashkëshorti i saj, ish-futbollisti Mentor Miftari, ka publikuar një fotografi të përbashkët

me një mesazh ku konfirmon përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Në shkrimin e tij, ai ka trajtuar çështjen e pranimit të largimit të personave të dashur.

 “Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje”, ka shkruar ai, duke vijuar më tej me idenë e respektimit të vendimeve të tjetrit. “Pranoje që disa njerëz zgjedhin të largohen, edhe atëherë kur ti nuk i kupton arsyet e tyre”, shprehet ai.

Ish-futbollisti ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përkushtimit dhe sinqeritetit gjatë kësaj periudhe. “Dhe mbi të gjitha, mos u pendó kurrë që ke qenë e sinqertë, që ke dashur me gjithë zemër apo që ke bërë përpjekje për dikë”, thuhet në mesazh. Në përmbyllje të postimit, ai ka qartësuar situatën me fjalët: “Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndamë 💔”.

Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë njohur në vitin 1994 në Shkup, ndërsa u martuan në vitin 1998. Ata kanë së bashku dy djem, Donin dhe Detin. Në një intervistë të vitit 2021, këngëtarja kishte deklaruar: “Sot ne bëjmë 23 vjet martesë së bashku dhe mund të them se kemi kaluar një jetë të lumtur”.

Reagimi i Miftarit vjen pas më shumë se 28 vitesh martesë dhe 32 vitesh nga fillimi i njohjes së tyre. Deri tani, këngëtarja nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për këtë çështje, ndërsa arsyet e ndarjes nuk janë bërë me dije.