Këngëtari i njohur humb njeriun më të shtrenjtë/ Zbardhet reagimi prekës: “Pata mundësinë ta përqafoja…”

Nga Class• 20 November 2026

Këngëtari i njohur humb njeriun më të shtrenjtë/

Këngëtari Bruno Mars ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Peter Hernandez,

në moshën 74-vjeçare. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale,

 artisti ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e tij.

Këngëtari ka publikuar një fotografi bardhezi ku shihet duke përqafuar të atin në shtratin e spitalit,

 shoqëruar me një mesazh ku vlerëson rolin e tij në jetë dhe karrierë.

Ai është shprehur: “Javën e kaluar pata mundësinë ta përqafoja babanë tim për herë të fundit.”

Në dedikimin e tij, Bruno Mars ka kujtuar ndikimin që i ati ka pasur në formimin e tij profesional dhe familjar: “Nëse më keni dëgjuar ndonjëherë të flas për të, gjithmonë kam thënë se ishte njeriu që më mësoi gjithçka që di, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën. Ai rriti katër motrat e mia të mrekullueshme, vëllain dhe mua. Për mua, ai ishte babai më i mirë në botë dhe do të më mungojë çdo ditë, derisa të takohemi sërish.”

Artisti i ka mbyllur fjalët e tij me një përshëndetje mjaft ndjeshmëruese: “Të dua, babi. Puth mamin atje lart për mua”, duke iu referuar nënës së tij, Bernadette “Bernie” San Pedro Hernandez, e cila ndërroi jetë në vitin 2013. Postimi përmbante gjithashtu disa fotografi të vjetra familjare.

Peter Hernandez ka qenë një nga figurat kryesore në rrugëtimin muzikor të djalit të tij, duke qenë vetë muzikant. Në një intervistë të dhënë në vitin 2017 për revistën Latina, Bruno Mars kishte deklaruar: “E gjithë ndjesia ime për ritmin vjen nga babai, i cili më mësonte të luaja bongos kur isha fëmijë.” Ai kishte treguar gjithashtu se prej tij kishte marrë edhe frymëzimin për stilin e tij karakteristik, nga unazat dhe këpucët elegante deri te kostumet dhe modeli i flokëve.