Gjesti takohet me hoxhën Behar Mjekiqi, këngëtari zbulon dhuratën e veçantë që mori

Nga Class• 20 November 2026

Gjesti takohet me hoxhën Behar Mjekiqi, këngëtari zbulon

Këngëtari i njohur Gjesti ka zhvilluar së fundmi një takim të veçantë me hoxhën Behar Mjekiqi,

 duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Hoxha e ka mirëpritur artistin në odën e tij, ku kanë kaluar kohë së bashku.

Gjatë këtij takimi, Behar Mjekiqi i ka dhuruar Gjestit një libër me titull “Liria e fjalës dhe media digjitale”.

 Të dy e kanë ekspozuar librin në një fotografi të përbashkët të cilën këngëtari e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shprehur edhe falënderimin e tij publik.

Krahas imazhit të shpërndarë, artisti ka shkruar: “Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”. Gjesti nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth temave të bisedës që kanë zhvilluar gjatë këtij takimi.

Shiko këtë postim në Instagram