Xhuliana Nura merr vendimin e veçantë për binjakët: Zbulon arsyen pse zgjodhi 28 nëntorin

Nga Class• 20 November 2026

Xhuliana Nura merr vendimin e veçantë për binjakët: Zbulon

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura, ka ndarë me ndjekësit e saj një

vendim lidhur me fëmijët e saj të sapolindur. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale,

ajo ka njoftuar se ka zgjedhur një datë me simbolikë të veçantë kombëtare

 për të zbuluar portretet dhe emrat e binjakëve.

Ajo ka bërë me dije se imazhet dhe emrat e fëmijëve do të bëhen publike më 28 nëntor, një datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Lidhur me këtë vendim, ajo ka thënë: “Emrat e fëmijëve publikohen më datën 28 nëntor. Për mua është shumë datë e rëndësishme, edhe për krejt shqiptarët dhe për krejt ne që e dimë historinë tonë. Më datën 28 nëntor publikohen fotot dhe emrat”.

Më herët, ish-banorja kishte treguar publikisht se shtatzënia e saj u realizua përmes procedurës së fertilizimit in vitro (IVF). Tashmë ndjekësit e saj po presin datën 28 nëntor për t’u njohur me emrat dhe me imazhet e para të binjakëve.