E lënë jashtë 'Grammy 2027', Bebe Rexha reagon pas mungesës së nominimit: "New Religion" mbetet e mrekullueshme

Shpallja e listës zyrtare të të nominuarve për “Grammy Awards 2027” ka lënë jashtë garës
këngëtaren Bebe Rexha, pavarësisht projekteve muzikore që ajo solli gjatë këtij viti.
Albumi i saj “Dirty Blonde” dhe veçanërisht bashkëpunimi me grupin Faithless në këngën
“New Religion” kishin krijuar pritshmëri për një përfaqësim në këtë ceremoni,
ku shihej si kandidat i mundshëm për kategorinë “Best Dance Pop Recording”.
Megjithëse kënga ndërthuste muzikën e saj me elemente nga hiti ikonik “Insomnia” i grupit Faithless, ajo nuk arriti të sigurojë një kandidaturë mes emrave të përzgjedhur. Menjëherë pas publikimit të listës, artistja reagoi në platformën X, ku fillimisht ndau një emoji që shprehte zhgënjim dhe më pas publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë për ndjekësit e saj.
Këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se vlera e një projekti muzikor nuk përcaktohet nga çmimet apo vlerësimet zyrtare. Ajo u shpreh se: “New Religion” mbetet një këngë e mrekullueshme, pavarësisht nëse merr apo jo nominim. Ju dua që kujdeseni kaq shumë”. Kjo deklaratë shërbeu si një përgjigje ndaj pakënaqësive të shumta që ndjekësit e saj kishin shprehur në rrjetet sociale për mungesën e emrit të saj në këtë edicion.
Më të Lexuarat

LAJME
Burri vret gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur, detajet e para nga vendngjarja: Një fëmijë i vogël, u dëgjua duke iu lutur të atit të mos e qëllonte

LAJME
A vijon të jetë deputete e PS? Spiropali zbulon sms ''bombë'' me Ramën

LAJME
“Kush e ka Topin?”/ Lori Hoxha bën deklaratën e fortë: Topin e kam unë, madje më ...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E lënë jashtë 'Grammy 2027', Bebe Rexha reagon pas mungesës së nominimit: "New Religion" mbetet e mrekullueshme
Shpallja e listës zyrtare të të nominuarve për “Grammy Awards 2027” ka lënë jashtë garës këngëtar...