Zbulohet emri/ Banorja e BBVK 5 është ish-e dashura e reperit të njohur shqiptar

Nga Class• 20 November 2026

Zbulohet emri/ Banorja e BBVK 5 është ish-e dashura e reperit të

Një deklaratë e reperit Mak Zogaj ka nxitur kureshtje rreth jetës sentimentale

të një prej banoreve të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede me Elita Rudin, ai u pyet drejtpërdrejt nëse ish-partnerja e tij

 ndodhet aktualisht brenda shtëpisë.

Zbulohet emri/ Banorja e BBVK 5 është ish-e dashura e reperit të

Këngëtari u përgjigj me një “Po”, duke konfirmuar praninë e saj, por pa e zbuluar me emër identitetin e vajzës për të cilën po fliste. Nga informacionet e siguruara, bëhet me dije se reperi e ka pasur fjalën për banoren Nora Tushi.

Njohja mes tyre daton rreth viteve 2023-2024, ndonëse mbetet e paqartë nëse mes tyre ka ekzistuar një lidhje e mirëfilltë dashurie apo bëhet fjalë vetëm për një njohje. Gjatë po kësaj bisede, Mak Zogaj nuk e ka përjashtuar as mundësinë që në të ardhmen t’i kushtojë një këngë ndonjë ish-partnereje.

Zbulohet emri/ Banorja e BBVK 5 është ish-e dashura e reperit të

Kujtojmë se brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 janë ngritur dyshime edhe për një raport tjetër, ku Nora Tushi dhe Rron Isufi janë parë pranë njëri-tjetrit duke u përqafuar e ledhatuar.