Pas fyerjes me familje nga Bardhi, reagon Labinot Rexha: Ja ftesa e papritur që i bëri këngëtarit (VIDEO)

Nga Class• 20 November 2026

Pas fyerjes me familje nga Bardhi, reagon Labinot Rexha: Ja ftesa e papritur

Përplasja mes Labinot Rexhës dhe këngëtarit Bardhi ka marrë një kthesë të re pas

 reagimit më të fundit të Rexhës. Pasi Bardhi bëri një koment fyes që përfshinte edhe familjen e tij,

 Labinoti ka publikuar një video në rrjetin e tij social në Instagram për të sqaruar

situatën dhe për t’iu drejtuar drejtpërdrejt artistit.

Gjatë reagimit të tij, ai shpjegoi se deklaratat për Bardhin dhe partneren e tij,

Sara Gjordenin, erdhën pasi u pyet gjatë një interviste në radio për çiftet që krijohen në reality show si Big Brother. Labinoti u shpreh se nuk u beson lidhjeve që krijohen në formatet televizive të këtij lloji, megjithatë theksoi se vazhdon ta konsiderojë Bardhin një djalë të mirë.

Përveç kësaj, ai përmendi edhe menaxherin e këngëtarit, duke pretenduar se në fillimet e karrierës së artistit u është kërkuar një shumë e konsiderueshme parash për ta mbështetur atë. Po ashtu, ai shprehu mendimin se lidhja me Sarën ka pasur një ndikim të madh në ecurinë e karrierës së këngëtarit.

Pavarësisht përplasjes publike dhe fjalëve të rënda, Rexha e mbylli reagimin e tij me një hap të papritur. Ai e ftoi Bardhin që të takohen sërish dhe të falin namazin së bashku me familjen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e faljes dhe pajtimit mes tyre.

Kujtojmë se përplasja mes tyre nisi pasi Bardhi shpërtheu ndaj ish-banorit pas deklaratave që ai bëri publikisht rreth marrëdhënies së këngëtarit me partneren e tij.