“Dy javë dhunë ndaj të rinjve dhe asnjë polic i arrestuar” Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: Çfarë pret Arenc Çela?

Nga Class• 28 October 2026

“Dy javë dhunë ndaj të rinjve dhe asnjë polic i

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit

dhe Prokurorisë së Tiranës, lidhur me ndërhyrjet e policisë gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi pretendon se gjatë dy javëve të fundit janë shoqëruar

dhe arrestuar rreth 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur.

Sipas tij, ndërhyrjet e policisë kanë lënë dhjetëra persona të plagosur, ndërsa deri tani nuk është ndaluar asnjë efektiv apo drejtues policie për dhunën e pretenduar.

Këlliçi i drejtohet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela, duke kërkuar që të hetohen veprimet e policisë dhe urdhrat e dhënë gjatë protestave.

“Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef apo epror të përfshirë direkt ose duke dhënë urdhra në dhunën brutale që shkaktoi dhjetra të plagosur.

Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.

Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët. Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela që të bëjë detyrën për të cilen paguhet?!”, shkruan Këlliçi.