Doganierët e Kapshticës fusin në skaner kamionin e ardhur nga Turqia, shtangen kur kontrollojnë ngarkesën (ÇFARË U ZBULUA)

Nga Class• 28 October 2026

Doganierët e Kapshticës fusin në skaner kamionin e ardhur nga

Punonjësit e Degës Doganore të Kapshticës, në kuadër të ushtrimit të detyrave funksionale

dhe të kontrolleve doganore, luajtën dje një rol të rëndësishëm në evidentimin e një

 tentative të kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Më datë 27.10.2026, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë,

gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit dhe skanimit të një kamioni, i ardhur nga Turqia me destinacion Durrësin, u evidentua një rast i dyshuar i transportimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Gjatë procesit të skanimit të automjetit, u konstatuan shenja të dyshimta në pjesën e pasme të trajlerit, të ngjashme me siluetat e njerëzve. Pas këtij konstatimi, punonjësi i Doganës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, vijoi me kontrollin fizik të automjetit.

Doganierët e Kapshticës fusin në skaner kamionin e ardhur nga

Gjatë verifikimeve u konstatua se vula e sigurisë në kavo ishte në rregull, ndërsa në pjesën e pasme të kamionit u evidentuan gjashtë shtetas të huaj, të fshehur në hapësirën e ngarkesës.

Nga intervistimi paraprak rezultoi se pesë prej shtetasve ishin nga Sudani dhe një nga Kuvajti. Disa prej tyre dispononin dokumente identifikimi, ndërsa dy shtetas deklaruan se nuk kishin dokumente me vete.

Sipas deklarimeve të tyre, ata kishin hipur në kamion në Turqi, me synimin për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Administrata Doganore vlerëson bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e skanimit, kontrollit fizik dhe evidentimit të rasteve që mund të lidhen me trafikimin ose kontrabandimin e personave.