SHËNDET / E Martë 13 Tetor 2020, 09:09

Blerina Bombaj tregon sekretin/ Ky ushqim shqiptar bën mrekulli, duhet ta hani përditë

Trahanaja një ushqim i përsosur dhe kurativ

Trahanaja është një ushqim i lashtë, që përftohet nga fermentimi i drithrave, kryesisht grurit, i cili e bën atë më të shijshëm dhe rezistent në kohë.

Por fermentimi nuk përforcon vetëm shijen dhe aromën e një ushqimi, ai e bën atë veçanërisht ushqyes, duke i bërë lëndët e tij ushqyese më të përthithshme.

Për të arritur fermentimin, nënat tona e kanë bërë trahananë me kos, i cili disponon bak. teret e nevojshme për të përpunuar miellin e grurit.

Ky proces kryhet nëpërmjet enzimave të caktuara të cilat shpërbëjnë fitatet që mbajnë të bllokuara minerale të ndryshme dhe nuk i lënë ato të kalojnë muret e aparatit tretës.

Për këtë arsye, trahanaja është një ushqim i pasur në hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit të grurit aminoacidet që atij i mungojnë, duke krijuar nje proteinë të kompletuar. Për këtë arsye, trahanaja është një burim i pasur proteinash gjithashtu.

Trahanaja prej elbi ? një superushqim

Fermentimi i elbit prodhon disa substanca të quajtura beta-glukane, të cilat kanë një efekt të dobishëm në rregullimin e sheqerit në gj. ak dhe në uljen e kolesterolit. Madje, së fundmi, këto molekula duket të kenë efekt pozitiv edhe kundër kan. ce. rit. Si rrjedhojë, mund të provoni të shtoni miell elbi tek mielli i grurit për të rritur vlerat ushqyese të trahanasë. Përdorimi i miellit integral të grurit i rrit kënaqshëm përmbajtjen në fibra dhe antioksidantë.

Cila është trahanaja më e mirë?

Trahanaja më e mirë është ajo që bëhet me miell gruri të përzier edhe me himë, dhe të zënë me kos. Sa më i vogël raporti i grurit me kosin, aq më e ushqyeshme trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht.

Si ta gatuani?

Pasi e zieni me ujë trahananë, i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate të tharë, speca të kuq-të thatë dhe rigon. Madje mund të tentoni ti shtoni edhe qiqra për ta bërë atë akoma më të kompletuar.

Një kupë trahana është mëngjesi ideal për fëmijët e vegjël

E pasur me minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve.

Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithrave të mëngjesit, pasi fermentimi i grurit e bën atë shumë më të ushqyeshëm dhe të lehtë për aparatin e tyre tretës, ndërkohë që u jep atyre lëndën e parë për formimin e ko. ckave, dhe imunitetit, do t?iu luteshim te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.