Zgjidhni njërën ndër tri recetat e forta dhe
lehtësoni dhembjet e padurueshme
Nëse vuani nga dhembjet e nyjave, e dini shumë
mirë që ilaçet standarde ofrojnë vetëm lehtësim momental.
Mënyra më e mirë e zbutjes së dhembjeve dhe
simptomave të artritit është ndryshimi i mënyrës së jetës, duke përfshirë edhe
mënyrën e ushqimit.
Gjithashtu, mund t?i përdorni mjetet e
mjekësisë popullore, ndërkaq njëra ndër to është uthulla e mollës.
Uthulla e mollës është e shkëlqyeshme dhe
treguar si armë kundër dhembjeve të nyjave, veç tjerash edhe antioksidans i
fuqishëm, i cili ndihmon pastrimin e organizmit nga helmet.
Mënyra e përdorimit të uthullës së mollës te
dhembja e nyjave:
Dushi
Përzieni 1 gotë uthull molle me 6 gota ujë dhe
në të lagni duart (apo këmbët). Nëse keni dhembje në pjesën e qafës apo në
pjesën tjetër të trupit, vendosni kompresë në vendin e dhembjes.
Fërkimi
Përzieni 2 lugë supe uthull molle me 1 lugë
supe vaj ulliri, përzieni mirë dhe fërkoni me këtë tretje në nyje të dhembshme.
Fërkimi i rregullt ndihmon dhe lehtëson me efikasitet problemet.
Pija shëruese
Zbërtheni 3 lugë supe uthull molle në 300 ml
ujë, apo në cilindo lëngë pemësh. Konsumoni këtë pije 3 herë në ditë, para
racionit.
