Xhaxhi me nipin e RRËMBYEN dhe e mbajtën në pyll? Reagon Policia: Ja si ka ndodhur ngjarja

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka reaguar në lidhjet me lajmet që janë raportuar ditën e sotme,
ku thuhej se një i ri ishte rrëmbyer dhe mbajtur në një pyll pas një konflikti me dy persona.
Në reagimin e tyre, ata mohojnë çdo lajm, duke i cilësuar si të pavërteta,
ndërsa sqarojnë se ka ndodhur një konflikt fizik mes tre shtetasve.
Sipas njoftimit të tyre, mësohet se ditën e sotme shtetasi me inciale V.D, ishte konfliktuar fizikisht me dy persona në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, dhe për këtë rast kishte bërë kallëzim në polici.
Ndërsa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën e Hasit, dy personat i kishin bërë pritë dhe e kanë goditur me sende të forta automjetin, si dhe vetë të riun. Po ashtu shprehet se prezent ka qenë edhe një punonjës policie, ku dhe ka ndërhyrë për qetësuar konfliktin dhe ka kërkuar mbështetjen e shërbimeve të tjera të Policisë.
Ndër të tjera, dy personat, të identifikuar si S. J. dhe S. J., xhaxha e nip, janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Më të Lexuarat

LAJME
Letra KËRCËNUESE që alarmoi aeroportin e Rinasit për BOMBË, policia kontrollon pasagjerët dhe valixhet

LAJME
FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në sy, Erjon Vishkullit nuk i ndahet “shpirti” nga stadiumi, prezent për të mbështetur Elbasanin

LAJME
12 vite pa Dr. Florin/ Miri dhe Landi publikojnë mesazhet prekëse për artistin e ndjerë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Xhaxhi me nipin e RRËMBYEN dhe e mbajtën në pyll? Reagon Policia: Ja si ka ndodhur ngjarja
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka reaguar në lidhjet me lajmet që janë raportuar ditën e sotme, ku thuhej se një i...