FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në sy, Erjon Vishkullit nuk i ndahet “shpirti” nga stadiumi, prezent për të mbështetur Elbasanin

Nga Class• 21 November 2026

FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë

Elbasani pati një vizitor special, në ndeshjen që përfundoi me fitore përballë Dinamos.

 Erjon Vishkulli ndodhej në tribunën qendrore të stadiumi,

 teksa kamerat e fokusuan nën shoqërinë e presidentit të klubit, Kujtim Llupa.

Prania e tij duket se ka ndjellur edhe fat për fitoren e verdhebluve,

pasi duhet thënë se Vishkulli mbetet besnik ndaj këtyre ngjyrave duke i mbështetur në çdo ndeshje.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të Vishkullit, ka bërë dy operacione në syrin e majtë dhe pritet t’i nënshtrohet të tretit. Ai ishte aktiv në protestat e studentëve, ndërsa u plagos me plumb gome në sy, duke rrezikuar jo pak shikimin.

Megjithatë, për Erjon Vishkullin ka shpresë, dhe kjo fitore mund të përkthehet edhe si moment për të gjetur forcën dhe për t’u kthyer drejt normalitetit.

FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë

FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë