E papritur/ Vesa Luma zbulon të vërtetën e ndarjes nga Big Basta: “I thashë…”

Nga Class• 21 November 2026

E papritur/ Vesa Luma zbulon të vërtetën e ndarjes nga Big Basta:

Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, kanë sqaruar

 zërat për një krizë apo ndarje të mundshme në martesën e tyre gjatë një bisedë me Luiz Ejllin.

I pyetur nga Luizi se nga burojnë këto thashetheme dhe cili ka qenë shkaku i tyre,

çifti ka shpjeguar prapaskenat e deklaratave që nxitën aludimet në media.

Vesa Luma tregoi se zanafilla e lajmeve për ndarje erdhi nga një bisedë me shaka që kishte bërë me partnerin e saj, kur ai po mendonte të bëhej pjesë e një formati televiziv. Këngëtarja u shpreh se i kishte thënë “Po hyre atje, do të ndahesh me mua”. Ajo sqaroi se kjo fjalë nuk ishte serioze dhe u shpreh: “Edhe fjalë për fjalë, normalisht, unë e kam thënë siç mund ta flasësh me një shoqe, por nuk është se do të ndahesha, sepse ne as nuk përzihemi në ato punët profesionale të njëri-tjetrit.”

Gjatë bisedës, Luizi i pyeti gjithashtu se sa shpesh kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, ku Vesa u përgjigj: “Çdo ditë.” Po ashtu, lidhur me këngën e saj me titull “Pasojat”, e cila u interpretua nga publiku si një mesazh për jetën e saj martesore, Vesa deklaroi se nuk ka pasur nevojë ta bëjë diçka të tillë me qëllim, duke shtuar: “Realisht, s’kam pasur nevojë ta bëj me qëllim, sepse këtu, kur i marrin lajmet, i marrin deri në atë formë saqë, në njëfarë mënyre, më kanë ndihmuar që të përhapet fjala dhe të bëhet publiciteti në mënyrën e duhur. Do të ishim ndarë njëqind herë sa herë që nxjerr ndonjë këngë.”

Përveç thashethemeve për ndarje, çifti foli edhe për zgjerimin e familjes dhe dëshirën për t’i dhënë djalit të tyre, Liamit, një motër ose vëlla. Big Basta pohoi se e ka menduar të bëhet sërish baba, ndërsa Vesa theksoi: “Realisht, edhe unë edhe Geri i duam shumë fëmijët. Është bekim dhe kemi qejf që Liamit t’ia bëjmë një motër ose vëlla, por edhe largësia dhe eksperienca që patëm kur ishim jashtë, çdo gjë ndikoi”. Ajo tregoi se megjithëse për një periudhë e kishin menduar familjen vetëm me një fëmijë, dëshira për t’u bërë sërish prindër mbetet e hapur.