U pl*gos në sy gjatë protestës së 24 tetorit, Prokuroria thërret Erjon Vishkullin për t’u marrë në pyetje

Nga Class• 21 November 2026

U pl*gos në sy gjatë protestës së 24 tetorit, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës i dërgon fletëthirrje për ta pyetur protestuesin, Erjon Vishkulli,

 i cili u plagos në sy në protestën e datës 24 tetor. Sipas burimeve të Anila Hoxhës

fletëthirrja është firmosur nga prokurori Ndini Tavani dhe përmes saj i kërkohet

28-vjecarit të paraqitet para grupit të hetimit në 25 nëntor ora 11.

I riu, i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë, rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera.Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.

Hetimet janë bashkuar duke u referuar në disa kallëzime të protestuesve të dëmtuar që pohojnë dhunë prej policisë, e cila po ashtu ka referuar dhjetëra protestues për t’u hetuar për dhunë ndaj tyre, objekteve shtetërore dhe dëmtim të pronës private.