Elisa Spiropali per Belinda Ballukun: “Është modeli më i keq i forcës sonë politike, por edhe viktima më e freskët”

Tiranë, 19 nëntor 2026 – E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, deputetja Elisa Spiropali
ka shënjestruar drejtpërdrejt Belinda Ballukun gjatë analizës së saj të ashpër mbi zhvillimet
brenda mazhorancës, duke e cilësuar atë si shprehjen më të dëmshme të një mënyre të të
qeverisurit dhe të vendimmarrjes, por njëkohësisht edhe si pasojën e drejtpërdrejtë
të mungesës së filtrave dhe kontrolleve brenda Partisë Socialiste.
Në fjalën e saj, Spiropali foli për betejat e kaluara publike, përfshirë përballjet në Kuvend me Sali Berishën në mbrojtje të forcës politike dhe Edi Ramës, duke denoncuar praktikat e shpërndarjes së favoreve ekonomike përmes mesazheve, telefonatave dhe zgjidhjeve personale.
“Kam bërë beteja publike edhe me Sali Berishën në Kuvendin e Shqipërisë pa asnjë hezitim, sepse kam besuar plotësisht në ato që kam thënë dhe i kam bërë me bindje të plotë, duke mbrojtur forcën time politike, duke mbrojtur Edi Ramën dhe duke mbajtur në krah njerëz që, siç ka dalë më pas, shpërndanin favore ekonomike me mesazhe. A ka vlerë këtu përballja me emra? Po, sepse duhet të njihet modeli. Unë besoj se Belinda Balluku, edhe pse nuk e kam përmendur askund më parë, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por njëkohësisht është edhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë”, u shpreh Spiropali.
Ajo vijoi analizën duke nënvizuar se brenda forcës politike nuk ka më filtra, kontrolle apo guxim politik për të ngritur problematikat në forume dhe për t’u përballur hapur me çështjet e qeverisjes dhe të partisë. “Është e qartë tashmë se nuk ka më filtra e as kontrolle brenda forcës politike, nuk ka më guxim politik, nuk ka më ngritje nëpër forume për të diskutuar problematika dhe nuk ka përballje me çështjet e rëndësishme të qeverisjes apo të Partisë Socialiste. Sigurisht që edhe modeli i mesazheve, i telefonatave, i zgjidhjeve personale dhe i gabimeve të rënda është i pashmangshëm. Unë kam keqardhje në këtë rast edhe për personin e saj, për faktin që është grua, për fëmijët e saj dhe madje edhe për shpirtin e saj”, deklaroi deputetja në “Top Story”.
Më të Lexuarat

LAJME
Berisha ‘këmbëngulës’, sërish ftesë për bashkim partive të tjera: Armë më e fuqishme se

LAJME
Pas disa refuzimesh, Rama nis dialogun me protestuesit: Me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

LAJME
Soko ironizon Spiropalin: T’ia vësh fajin Belindës dhe të kursesh Ramën nuk është përballje, është negociatë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Elisa Spiropali per Belinda Ballukun: “Është modeli më i keq i forcës sonë politike, por edhe viktima më e freskët”
Tiranë, 19 nëntor 2026 – E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, deputetja Elisa Spiropali ka shënjes...

LAJME
Berisha ‘këmbëngulës’, sërish ftesë për bashkim partive të tjera: Armë më e fuqishme se

LAJME
Pas disa refuzimesh, Rama nis dialogun me protestuesit: Me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

LAJME