Letra KËRCËNUESE që alarmoi aeroportin e Rinasit për BOMBË, policia kontrollon pasagjerët dhe valixhet

Një alarm për bombë thuhet se është vendosur në aeroportin e Rinasit, në linjën Manchester-Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se gjatë uljes, së avionit të linjës Manchester–Rinas,
rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit,
se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze,
me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.
Gjithashtu, mësohet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi pas gjithë kontrolleve të bëra në të gjitha valixhet, fatmirësisht nuk është konstatuar lënda plasëse bombë.
Ndërkohhë, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave
Njoftimi i policisë:
Rinas/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë.
Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.
Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes.
Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën.
Më të Lexuarat

LAJME
FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në sy, Erjon Vishkullit nuk i ndahet “shpirti” nga stadiumi, prezent për të mbështetur Elbasanin

LAJME
12 vite pa Dr. Florin/ Miri dhe Landi publikojnë mesazhet prekëse për artistin e ndjerë

LAJME
Ngjarje tronditëse ne ishull/ Ndërron jetë nga ataku kardiak, trupi i të ndjerit përfundon në frigoriferin e akulloreve
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Letra KËRCËNUESE që alarmoi aeroportin e Rinasit për BOMBË, policia kontrollon pasagjerët dhe valixhet
Një alarm për bombë thuhet se është vendosur në aeroportin e Rinasit, në linjën Manchester-Tiranë. Sipas njoftimit...

LAJME
FOTOLAJM/ Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në sy, Erjon Vishkullit nuk i ndahet “shpirti” nga stadiumi, prezent për të mbështetur Elbasanin

LAJME
12 vite pa Dr. Florin/ Miri dhe Landi publikojnë mesazhet prekëse për artistin e ndjerë

LAJME