U detyrua të bënte punë të tjera kur po bëhej baba, reperi zbulon gjestin e Mozzik që s'do ta harrojë kurrë

Nga Class• 21 November 2026

U detyrua të bënte punë të tjera kur po bëhej baba,

Fama e hershme nuk i kishte garantuar Fuegos stabilitetin financiar që mund të pritej.

Reperi ka rrëfyer se, pavarësisht suksesit dhe vëmendjes që kishte marrë në fillimet e karrierës,

 të ardhurat nga muzika nuk i mjaftonin për të përballuar të gjitha përgjegjësitë,

sidomos kur po bëhej prind.

Në atë periudhë, atij iu desh të merrej edhe me punë të tjera për të siguruar të ardhurat e nevojshme.

Megjithatë, mes vështirësive, Fuego kujton me mirënjohje dy artistë që i qëndruan pranë kur kishte më shumë nevojë: Getin dhe Mozzikun.

Ai tregoi se Mozzik nuk i ofroi vetëm mbështetje morale, por e ndihmoi edhe financiarisht, një gjest që thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Fama në moshë të re, rrethi duke ta rrahur shpinën çdo njeri, ia nisa ta ndiej veten shumë gjallë. Aq sa kam bërë, fitimet nuk kanë qenë të mjaftueshme. Si një prind që po bëhesha, jam detyruar të dal të bëj gjëra të tjera. Aty nuk e harroj kurrë Getin dhe Mozzikun, janë të vetmit që më kanë qëndruar në krahë”, u shpreh reperi.

Një rrëfim që nxjerr në pah jo vetëm vështirësitë që mund të fshihen pas famës, por edhe rëndësinë e njerëzve që nuk të braktisin në momentet më të vështira.