Big Brother VIP “All Stars”? Klipi i ish-banorëve nxit rrjetin, ja çfarë po zihet

Disa prej ish-konkurrentëve të edicioneve të kaluara të Big Brother VIP
janë bërë bashkë në një klip për të promovuar sezonin e ri.
Mes tyre ka fitues, finalistë dhe personazhe që vijojnë të mbahen mend nga publiku.
Prej vitesh është paralajmëruar një edicion ku do të mblidheshin në të njëjtën shtëpi
disa prej emrave më të fortë të këtij formati.
Megjithatë, duket qartë se ky nuk është viti i një Big Brother VIP “All Stars”, pasi produksioni ka nisur përzgjedhjen e konkurrentëve të rinj.
Për më tepër, disa prej personazheve që shfaqen në video vështirë se do të ishin në pozitat për ta përjetuar edhe një herë këtë eksperiencë.
Megjithatë, ky klip mund të jetë një sinjal nga produksioni për një projekt të tillë vitin e ardhshëm.
Dhe pse jo, publiku ka nisur që tani aludimet se cilët ish-banorë do të donte të shihte në një Big Brother VIP “All Stars”.
Big Brother Vip 6 nis në dhjetor me drejtues Ledion Liçon, dhe opinioniste Monika Kryemadhin dhe Arber Hajdarin.
Deri tani mes konkurrenteve te përfolur janë emra si Mira Konçi, Fero, Robert Berisha, Viola Spiro, Syrjan Rahova, Ina Pashollari, Ledion Grishaj si dhe çifti Albi dhe Xhesiana.









