Selin dhe Gimbo dërgojnë dron në BBVK 5, ja çfarë shkruhej në pankartën për banoren
Nga Class•
21 November 2026

Këngëtarja Vjollca Haxhiu ka marrë një surprizë të veçantë ditën e sotme
në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Selin dhe Gimbo, dy emra të njohur për publikun nga pjesëmarrja e tyre në
“Big Brother VIP Albania 5”, i kanë dërguar një mesazh mbështetës
përmes një droni që fluturoi mbi shtëpinë e BBVK.
“Forca Vjollca, zonjat si ti janë shembull për t’u marrë, suksese të gjithëve. Selin dhe Gimbo”, shkruhej në pankartën e vendosur në dron.
Surpriza është publikuar edhe në faqen zyrtare të BBVK-së në Instagram, ku janë shpërndarë pamjet e dronit me mesazhin kushtuar këngëtares.
Ky gjest vjen teksa Vjollca po vazhdon rrugëtimin e saj në edicionin e pestë të spektaklit, ku është bërë pjesë e garës që nga fillimi i saj.



