SHOWBIZ / E Enjte 5 Shkurt 2026, 22:10

Zyrtare: Të dielën ka dasmë në “Big Brother VIP”

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” do të kthehet në një ambient festiv këtë të diel, pasi është njoftuar zyrtarisht organizimi i një dasme që do të nisë në orën 21:00.

Këtë herë, dinamika e eventit do të përcaktohet drejtpërdrejt nga publiku.

Pas zgjedhjeve fillestare të bëra nga Dolce, “regjia” për formimin e çifteve të mbetura u është lënë në dorë ndjekësve përmes komenteve në rrjetet sociale.

Pika më e nxehtë e debatit virtual mbetet Elijona, e cila është kthyer në “mollën e sherrit” mes fansave.

Rrjeti është ndarë në dy grupe: një pjesë e konsiderueshme kërkon ta shohë atë krah Klodit, ndërsa të tjerë insistojnë fort që partneri i saj në dasmë të jetë Londrimi.

Gara mbetet e hapur dhe verdikti përfundimtar, së bashku me surprizat e tjera të kombinimeve, do të zbulohet zyrtarisht nesër gjatë spektaklit “Prime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE