LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 11:11

Evropa përballë frikës së re: Riarmatimi i Gjermanisë ringjall tensionet e vjetra kontinentale

Vala e re e riarmatimit të Gjermanisë ka filluar të ngjallë shqetësime të thella në mbarë Evropën, duke rikthyer në pah frikën e vjetër ndaj dominimit gjerman dhe duke dëshmuar se shqetësimet e kontinentit nuk lidhen më vetëm me rrezikun rus. Revista franceze “Marianne” ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një

kopertinë alarmante, duke pasqyruar një klimë të re mosbesimi në Paris ndaj transformimit rrënjësor të ushtrisë gjermane, e cila nga një strukturë thjesht mbrojtëse po shndërrohet me shpejtësi në prioritetin kryesor strategjik të shtetit.

Ambicia e hprehur e Berlinit për ta shndërruar Bundeswehr-in në ushtrinë konvencionale më të fuqishme në Evropë deri në vitin 2039, një synim i deklaruar nga ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, është pritur me rezerva dhe pikëpyetje nga fqinjët evropianë. Ndonëse kthesa historike e Gjermanisë u pa fillimisht si një

përgjigje e domosdoshme ndaj agresionit të Moskës dhe peizazhit të ri të kërcënimeve, projekti i zgjerimit ushtarak ka vënë në lëvizje dinamika delikate diplomatike në disa prej kryeqyteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Polonia qëndron në krye të vendeve skeptike, ku një pjesë e klasës politike në Varshavë ushqen një narrativë mosbesimi ndaj Berlinit, duke e akuzuar atë për nënvlerësimin e hershëm të rrezikut rus. Paralelisht, Italia ka shprehur rezerva përmes paralajmërimeve të ish-kryeministrit Mario Draghi mbi rrezikun e fragmentimit industrial dhe mungesës së koordinimit në mbrojtje, ndërsa në Spanjë gazeta “El País” ka kritikuar orientimin e hapur atlantist të Gjermanisë dhe blerjen e avionëve amerikanë F-35, të cilat shihen si të varjura nga vendimet e paparashikueshme të Uashingtonit.