SHOWBIZ / E Shtunë 7 Mars 2026, 17:05

Zbulohet biseda e Brikenës në dhomën e rrëfimit, deklarata bëhet virale

Një deklaratë e fortë nga Brikena ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur menjëherë debat mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

Së fundmi është zbuluar një bisedë që ajo ka bërë në dhomën e rrëfimit, ku ka folur hapur për raportin mes Gimbos dhe Selinës.

Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, Brikena ka deklaruar se çifti Gimbo–Selin është thjesht për lojë dhe nuk është një lidhje e vërtetë.

Ajo është shprehur se marrëdhënia mes tyre duket e krijuar vetëm për strategji brenda shtëpisë.

“Çifti Gimbo dhe Selin është fake”, mësohet të ketë thënë Brikena gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.

Kjo deklaratë është bërë menjëherë virale dhe ka sjellë reagime të shumta nga publiku.

Ndjekësit e spektaklit janë ndarë në dy kampe: disa mendojnë se Brikena ka të drejtë dhe se marrëdhënia mes tyre është pjesë e lojës, ndërsa të tjerë besojnë se ndjenjat mes Gimbos dhe Selinës janë reale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE